Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/pampress/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/pampress/wp-content/plugins/wp-super-cache/wp-cache-phase2.php on line 1164
Arrestohen 8 persona për shkak të dërgimit të GIF'ave për Vitin e Ri - Pampress
Sunday, July 22

Arrestohen 8 persona për shkak të dërgimit të GIF’ave për Vitin e Ri

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në prag të natës së ndërrimit të motmoteve, siç rëndom ndodh edhe në festa të tjera, chat’i i facebook’ut tuaj qysh nga mesdita fillon të mbushet me GIF’a që urojnë festën nga persona të njohur e të panjohur.

Një uragan i tillë GIF’ash është raportuar të ketë ndodhur edhe sot nëpër llogaritë e facebook’ave të miliona shqiptarëve.

Për këtë, siç raportojnë burime të Policisë së Kosovës, në orët e fundit të këtij viti janë arrestuar deri tani 8 persona.

7 nga ta raportohet të jenë dërgues serikë të GIF’ave, për të cilët mësohet se të njëjtën vepër e kanë kryet edhe gjatë dy Bajramave, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në festën e 28 Nëntorit, festën e 17 shkurtit dhe në 506 ditëlindje të ndryshme.

Ende nuk kemi indormacione nëse të arrestuarve iu është caktuar ndonjë masë.

Share.