Tuesday, November 20

Arban Abrashi nuk voton fare, i dhemb dhëmbi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati i LDK’së për Prishtinën ia sheh sherrin gojës s tij edhe në ditën e zgjedhjeve. Atij i janë shfaqur probleme me dhëmbin edhe në ditën më të rëndësishme për të, kur po vendoset se a do të jetë ai në krye të kryeqytetit apo jo.

Arban Abrashi nuk ia ka dalë që të dalë në votime fare, pasi që ka pasur dhimbje dhëmbi. Si pasojë e kësaj, ai nuk ka arritur që ta votojë as veten.

Më herët, ish-ministri ka refuzuar pjesëmarrjen në disa përballje televizive me Shpend Ahmetin duke u arsyetuar për të njëjtën gjë.

Mëgjithatë, e mira në këtë mes është se Abrashi edhe nëse humbet zgjedhjet, do ta ketë mundësinë për vizita stomatologjike të rregullta, të cilat ka premtuar Shpend Ahmeti se do të ia mundësojë.

 

Share.