Monday, December 18

Arban Abrashi me lutje publike për Berat Buzhalën: Mos ma përmend emrin deri më 23 tetor

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Berat Buzhala nuk po ndalet së shkaktuari viktima elektorale me përkrahjen ogurzezë të tij.

Pasi që e mori në qafë Kadri Veselin në Kosovë, Nikola Gruevskin në Maqedoni e Ilir Metën në Shqipëri, synim ka ta shkatërrojë një djalë të ri e të pafajshëm që garon për Prishtinën, i cili nuk është pjesë e skemës rajonale të krimit e korrupsionit që përbëhet nga treshja e lartëpërmendur.

Arban Abrashi është duke marrë mbështetjen më të rrezikshme që mund ta lë me vota prapa Selim Pacollit.

Përkrahja e Buzhalës në çdo emision e statuse në Facebook ka sosur durimin e Abrashit, i cili në Facebook ka dalë me një kërkesë publike për të.

“Dëgjo Berat, të kuptoj se qëllimet tua mund të jenë të mira, edhe pse dihet se synim ke luftimin e Vetëvendosjes në Prishtinë, pasi që partia yte nuk ka ndonjë gjasë këtu, por, të lutem, mos ma përmend emrin deri më 23 tetor – pra një ditë pas ditës së zgjedhjeve. Tashmë është dëshmuar se çdo përkrahje nga ti është antifushatë dhe s’ke pse e bën këtë. Më ndihmo duke heshtur”, ka shkruar Abrashi, të cilit i janë zvogëluar gjasat dukshëm për zgjedhjet e 22 tetorit.

Share.