Në lidhje me murin në mes të Mitrovicës, i cili po ndërtohet nga strukturat paralele të Serbisë, ka reaguar edhe analisti i çështjeve të ndjeshme, Lumir Abdixhiku. Abdixhiku, të cilin që nga fëmijëria e vonshme e quajnë me emrin përkdhelës “Nutella” për shkak të embëlsisë që përçojnë analizat e tij të thukëta që i jep që nga mosha 12 vjeçare, ka thënë se e ka ditur që moti se nuk mund t’i shpëtojë dot Kosova mureve.

“E kam ditur se ‘Gur mbi gur bëhet mur!’. E kam ditur edhe se mur mbi mur ndahet Kosova. Prandaj, kam bërë thirrje që të ndërtojmë ura, e jo mure. Merrni shembull Urën e Shejtë ku mbledh gjithë Kosovën dhe me gjerë në gara sportive. Ka mbaruar koha e mureve. Mure kemi veç në Lindje. Nuk jemi Kinë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se fajin për këtë e ka e gjithë klasa politike. Sipas tij, faj ka edhe qeveria që vazhdimisht lëshon pe, por edhe opozita që po i kundërshton negociatat dhe po i nxitë serbët.

Më tej Nutella ka theksuar se në mes të qeverisë dhe opozitës nuk ka zgjidhje, porse vendit i duhet një elitë e re politike. Qëndrim ky, i padëgjuar deri më tani nga ai. /PamPress/

  • Jam njani qatje

    Gabim e keni se ky eshte eurokrem