Tuesday, December 18

Amaneti i fundit i Bush për shqiptarët: Mos i leni që ta heqin taksën 100% ndaj Serbisë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot ka vdekur miku i madh i shqiptarëve, George H.W. Bush.

Megjithëse në një kohë të ndjeshme politike për Kosovën, Bush është kujdesur që punët e shqiptarëve të mos mbesin në gjysmë nëse nuk i mbijeton dot përmbylljes dhe subjektivizimit të shtetësisë sonë.

PamPress nga burime të vetat brenda Uashingtonit ka kuptuar, se në orët e fundit para vdekjes, Bush i ka lënë disa amanete në State Departament.

Ndër shumë amanetet e tij, njëri amanet kishte të bënte me taksën.

“Ndihmojini kosovarëve. Mos i leni që ta heqin taksën 100% ndaj Serbisë”, kanë qenë fjalët e fundit të Bushit.

“Nuk mundemi që ta lëmë Serbinë që ta mbushë Kosovën me Plazma. Kosovarët duhet të vetëdijesohen se Sempre është keksi që duhet ta konsumojnë”, ka vazhduar ai.

Teksa lëngonte nga sëmundja e rëndë, Bush, ka thënë se është i gatshëm që të kalojë në botën tjetër, ku padyshim e presin shumë miq kosovarë.

“Ndjehem i kënaqur. Në anën tjetër më pret miku i dashur Rugova. Mezi pres ta shoh dhe ta ndjej beharin rugovian”, ka thënë ndër tjera Bush, të cilit i ka mbetur zhig që s’ka mundur ta vizitojë dot Kosovën, e në veçanti Komoranin.

Share.