Saturday, November 17

Alternativa kusht LDK’së: Kandidat për kryeministër të jetë Kastriot Jahaj

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kanë filluar pakënaqësitë në kampin LDK-AKR-Alternativa. Partia e Mimoza Kusarit po do që kandidati për kryeministër të jetë nga rradhët e tyre, e jo Avdullah Hoti, siç qenë dakorduar fillimisht.

Siç konfirmojnë burime të afërta me njërin nga anëtarët më të fuqishëm të kësaj partie, Hasan Pretenin, Alternativa i ka vënë kusht LDK’së që kandidati për kryeministër të jetë Kastriot Jahaj.

Jahaj është gazetar dhe së fundi i është bashkuar kësaj partie nga rradhët e shoqërisë civile. Ai nuk ka dashur të flas në lidhje me kandidimin e tij të mundshëm, por ka thënë se nga koalicioni ku ai bën pjesë do të dalë fituesi.

Nga LDK, po ashtu s’kanë pranuar të flasin në lidhje me ketë. /PamPress/

Share.