Tuesday, December 18

Alienët festojnë Ditën e Tokës në Çabiq

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

8139984486_53abc38cda_oJu duket e cuditshme dhe mbase fantastiko-shkencore, por Alienët kanë shkelur planetin problematik, të vetëquajtur Tokë.

Ngjarja ka ndodhur në ditën e 22 prillit, më saktësisht pasdite, ditë e vetëshpallur si Dita e Tokës, ku Alienët zbarkuan për të iu uruar vëllezërve nga toka këtë ditë të shenjtë.

Vendi ku ngjau kjo është fshati Çabiq, i Klinës, dhe kjo nuk është një risi për banorët e këtij fshati.

Ferizi, plak nga ky fshat, i tregoi portalit tonë se arsyeja pse Alienët zgjodhën këtë fshat për të zbarkuar është lidhja e tyre me ish-deputetin, gazetarin e dikurshëm dhe të tanishëm, si dhe opinionistin e analistin e përhershëm, Berat Buzhala. Vetë Buzhala, i cili ka mendim për çdo dukuri tokësore e jashtëtokësore, tha se ka mendim edhe për këtë çështje, por se nuk do që të shprehet për një gjë të tillë.

Ndonëse përflitet se njëri nga Alienët ka deklarua se ata janë dajallarë të z.Buzhala, ne si portal ende nuk e kemi vërtetuar një gjë të tillë. Sapo të jemi të sigurtë për këtë, do të ua themi pa hezitim.

Share.

Comments are closed.