Monday, December 18

Albulena Haxhiu realizon një foto të tipit: Hajt kishe s’po e kqyri aparatin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetja e Vetëvendosje!’s, Albulena Haxhiu, njihet për debatet e ashpra televizive dhe për fjalimet e zjarrta polarizuese në Parlamentin e Kosovës. Madje, historia shqiptare do ta mbajë mend si deputeten e cila fjalën “kriminel” e tha më zërin më të lartë që mund ta thotë një qënie njerëzore.

Arkivat e Kuvendit thonë se momenti kur deputetja Haxhiu iu drejtua Veselit me fjalën “kriminel”. zëri i saj kishte ushtuar deri tek ura e Komoranit.

Megjithatë, deputetja e VV’së gjatë jetës së saj ka edhe momentet e saj të qeta. E në raste të tilla, ajo i përkushtohet vetes dhe shpesh momentet e lumtura i materializon me fotografi, të cilat më pas me shumë pasion i publikon në rrjetet sociale.

Së fundi, Albulena Haxhiu ka mahnitur fansat e saj, e sidomos rreth 20.000 votuesit e saj që ia mundësuan të jetë në katërshen e deputetëve më të votuara  në Kosovë me një foto krejt ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim.

Albulena ka publikuar në llogarinë e saj në facebook një fotografi, e cila rradhitet në tipin “hajt kishe s’po e kqyri aparatin”, e cila po bën “boom” nëëpër rrjetet sociale.

Mbase ky mund të ketë qenë edhe një moment krejt spontan i deputetes Haxhiu, por këtë gjë ia lëmë vetë asaj ta argumentojë.

 

 

Share.