Wednesday, May 23

Albert Einstein dhe Azem Galica ishin shokë të ngushtë, u prishën për teorinë e relativitetit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Njëri nga shkenctarët më të mëdhënj në mbarë botën gjatë shekullit XX, Albert Einstein, dhe një prej patriotëve më të shquar shqiptar të të gjitha kohërave, Azem Galica, ishin shokë të ngushtë. Ndonëse patritoti shqiptar ishte 10 vite më i ri se shkencëtari gjerman, ata nuk i pengoi kjo që të kishin miqësi të shkëlqyer, e cila mori fund pas papajtueshmërisë mes tyre për teorinë e relativitetit.

Einstein, i cili konsiderohet si përcaktues i teorisë së relativitetit dhe kontribues i madh në fushën e mekanikës kuantike dhe kozmologjisë, ishte ndihmuar shumë për teorinë e relativitetit nga patrioti Galica. Madje, nga arkivat zbulojmë se themelet e kësaj teorie janë vënë pikërisht në vendlindjen e patriotit Azem Galica apo siç njihej me emrin Azem Bejta, në fshatin Galicë të Skenderajit.

Gjithçka shkontë mirë në lidhje me teorinë e relativitetit nga vitit 1905 deri në vitin 1907 në diskutimet shkencore mes Einsteint dhe Galicës. Mes tyre kishte pajtueshmëri të plotë mbi teorinë speciale të relativitetit. Kurse, mes viteve 1907-1915, kur filloi diskutimi mbi teorinë e përgjithshme të relativitetit, u thellua shumë ndarja dhe gjithçka filloi të stërkeqej.

Dhjetë vite pandërprerë, Einstein në njërën anë e Azem Galica i ndihmuar nga e shoqja e tij, Shota, bënë llogaritjen dhe analizat e shumë lëvizjeve planetare si dhe lëvizjeve tjera që ndodhin në Kozmos, në mënyrë që më vitin 1916 ta kompletojnë teorinë e vetë të mëparshme duke e quajtur si “Teoria e përgjithshme e Relativitetit”, për finalizimin e të cilës nuk gjetën gjuhë të përbashkët.

Para vitit 1916, Einstein dhe Galica nxorrën konkludimin se hapësira është e lakuar. Këtë konstatim Einstein e ilustronte me shembullin e anijes ose të aeroplanit nëpër Oqeanin Atlantik, ku për ta kaluar këtë hapësirë, patjetër duhej udhëtuar në mënyrë lakore. Ndërsa, patrioti shqiptar merrte shembullin e lëvrimit të arës me kije nga kushëriri i tij Izeti, në arat e Izbicës.

E, teoria e përgjithshme e relativitetit si teori për gravitetin që u paraqit për herë të parë nga Albert Ainshtajn në vitet 1907-1915 pa marrë mendimin e plotë të Galicës, bëri që dyshja zhbiruese të ndanin udhët.

Kjo teori që fillon me atë që quhet parimi i njëvlefshmërisë, me çfarë Azemi nuk pajtohet. Sipas këtij parimi që e mbronte Einstein, nëse një objekt gjendet nën efektin e një fushe gravitacionale dhe nje trup tjeter është në levizje me nxitim, keta dy trupa janë në gjendje të njëjta fizike dhe reagojnë në mënyrë identike fizikisht.

Kjo gjë që sjell në përfundimin se rënia e lirë është lëvizje inerciale, ose me fjalë të tjera, rënia e lirë është gjendja fizike e një trupi kur ai nuk ndikohet nga asnjë forcë e jashtme, dhe jo si efekt i forcës së gravitetit, siç mëson mekanika klasike, nuk ishte e pranueshme për Azem Galicën.

Me këtë rast, ai merrte shembullin e vetes dhe pretendonte se trupi përherë ndikohet nga një forcë e jashtme. Duke përmendur rastin e tij, ai thoshte se prapa tij gjithnjë ka qenë gruaja e tij, Shote Galica, e cila e ka shtyer gjithnjë, me ç’rast nga ana e tij s’ka pasur kurrë rënie të lirë.

Por, për Einsteinin ishte e papranueshme kjo. Ai nuk lejoi që në eskperimentet e tilla të futen shembuj nga jeta familjare, çfarë bëri që mes tij dhe Galicës të eskalonte konflikti verbal deri në nxjerrjen e revoleve, përdorimi i të cilave për fat të mirë nuk ndodhi pas ndërhyrjes së Shotës.

Share.
  • Rrapi Dollogozhdës

    Hahhahahahaa…..e fort kjo!