Tuesday, December 18

Albatros Rexhaj kapet duke bërë seks me Zonjën Z

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

tosiKolosi i letërsisë rozë, Albatros Rexhaj, është kapur në një pozicion të palakmueshëm ditën e djeshme.

Nuk dihet nëse është ndikuar nga videot erotike të gazetarit Sokol Balla, por shkrimtari Albatros Rexhaj, është bërë protagonist i disa videove të nxjerra në internet, ku ai shihet duke bërë seks me personazhin e tij të mirënjohur – Zonjën Z.

Tosi, i cili thotë se ka një botë të veten, i cili thotë që jeton jetën ‘cullak’ dhe i cili është kundërshtar i pakompromis i gjyqeve morale thotë se ka kohë që ai është i dashuruar në Zonjën Z.

‘Ne duhet ta ushqejmë vetën. Seksi është i domosdoshëm për njeriun. Seksi është ushqim për njeriun. Kjo pasqyrohet edhe në personalitetin e Zonjës Z.’ u shpreh në mënyrën e tij, i mirënjohuri Rexhaj.

Albatrosi tha për Pampress se disa gjëra nuk mund të shprehen ndryshe dhe se kërkush nuk dashuron më shumë tjetër. Sipas tij, mes tij dhe Zonjës Z ka një dashuri të barabartë dhe reciproke, të cilën nuk e ka problem ta shpreh në gjitha mënyrat.

I mrekullueshim Rexhaj paralajmeroi që pas librit të quajtur ‘Zonja Z’, me personazhin e së cilës u kap duke bërë seks, do të nxjerrë edhe librin dedikuar përjetimeve në marrëdhënien me personazhin e këtij libri.

Share.