Monday, March 25

Alarmuese: Burdushi pritet t’i asgjësojë grilat e qelisë me magji, mund të arratiset

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Baba i magjisë së zezë, Hysni Meqani a.k.a. Burdushi sot u arrestua nga Policia e Kosovës në akuzën për mashtrime të shumta.

Ai është parë me pranga në duar në shoqërimin e dy policëve, duke mos rezistuar fare.

Megjithatë, qetësia e Burdushit me rastin e arrestimit duket se kishte prapavijë. Në kokën e tij po zihej një plan se si ai të arratisej nga burgu pasi që të rehatohet në qeli.

Burimet tona nga burgjet e Kosovës mësojnë se Burdushi është duke planifikuar arratisjen nga burgu. Ai ka marrë me vete mjete për realizimin e një magjie të zezë përmes të cilës do të asgjësojë grilat e burgut.

Ne jemi duke u interesuar tutje për rastin dhe do ta përcjellim me vëmendje të plotë çdo lëvizje të Burdushit.

 

Share.