Monday, November 19

Alarmojnë mjekët: Pas liberalizimit të vizave do të na ikin shumica pacientëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Liberalizimi i vizave po shkon drejt fazës finale, ndonëse epilogu ende mbetet i mjegullt. Megjithatë, zërat qeveritarë zotohen që më së largu në fillim të vitit që po vjen, kosovarët do të mund të lëvizin pa viza nëpër vendet e BE’së.

Një gjë e tillë ka ngritur shqetësim mes komuniteteve të ndryshme profesionale në Kosovë. Ndër ta, janë mjekët që kanë alarmuar se liberalizimi i vizave mund të sjellë efekte të padëshirueshme për komunitetin e tyre.

“Kemi vërejtur që prej se flitet lidhur me liberalizimin e vizave, gatishmëria për ta lënë Kosovën sa shkon e rritet. Ne si mjekë jemi të shqetësuar sepse shumë nga pacientët tanë, ndonëse të shtrirë në reparte të ndryshme të spitalit, mezi po presin liberalizimin e vizave”, ka deklaruar mjeku Daut Paracetamolaj.

Ai ka shtuar tutje që liberalizimi vizave rrezikon që mjekëve të ua marrë shumicën e pacientëve.

Sidoqoftë, nëse dalin reale pretendimet e mjekëve, largimi i pacientëve nga Kosova ka edhe anën pozitive. Kjo, ngase, Kosova do të shndërrohet në vend më të shëndosh, kurse mjekët do të kenë mundësi më të mëdha për t’i shijuar kafet në zyrat e tyre.

 

 

 

Share.