Wednesday, February 21

Ahmeti-fermerit: T’u paska pjekë bostoni ma shumë sesa Lirak Çelaj

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili garon edhe për një mandat nga radhët e Vetëvendosje!’s, ka vizituar një fermer të Prishtinës, i cili aktivitetin e tij kryesor e ka kultivimin dhe tregtimin e shalqirti.

Me këtë rast, Ahmeti ka thënë se gjatë 4 viteve mandat kanë arritur që të rrisin ndihëmen financiar për bujqit në vlerë prej 1 milionë e 500 mijë euro në vit, si dhe ia ka lavdëruar produktin fermerit.

Atij i është prerë një shalqi, i cili i ka lënë shumë përshtypje kryetarit Ahmeti. Ai e ka komplementuar fermerin për shalqirin.

“Hallall! T’u paska ba i mirë bostoni. T’u paska pjekë ma shumë sesa Lirak Çelaj i cili ka mbetë si do bostona që pjeken me zor e në fund nuk hahen hiç”, ka thënë Ahmeti para fermerit për kundërkandidatin e tij nga PDK.

 

Share.