Monday, October 16

Agim Çeku e Adem Grabovci kandidatë për asamble

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Njëri ishte Shef i Grupit Parlamentar të PDK’së formalisht e shef i shefave joformalisht, kurse tjetri ishte kryeministër i vendit e më pas ministër. Por, nga zgjedhjet e fundit, ata nuk përfunduan as si deputetë e as me ndonjë post brenda ekzekutivit.

E kjo gjë, i ka shtyer Adem Grabovcin e Agim Çekun e PDK’së, që t’i futen garës për asambleistë, në komunën e Istogut dhe Pejës.

Grabovci i cili ka prejardhje nga fshati Saradran i Istogut e Çeku me prejardhje nga Qyshku i Pejës, po zotohen se në kuvendet komunale të dy qyteteve, do t’i përfaqësojnë sa më mirë interesat e fshatrave të tyre.

E, në përkrahje të tyre, në vazhdimësi është deputetja Safete Hadërgjonaj, e cila shprehet e bindur se dy zyrtarët e lartë të partisë së tretë në vend, PDK, do të jenë pjesë e kuvendeve komunale në Istog e Pejë.

Në zgjedhjet e fundit Grabovci nuk është përfshirë fare në listë për deputetë nga partia e tij, kurse Çeku nuk i ka marrë votat e mjaftueshme.

Share.