Monday, December 18

Agim Aliu i PDK’së premton se do t’i lirojë akulloret e “Loçkës” nga 25 cent në 20 cent

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati i PDK’së për Ferizajin, Agim Aliu, ka dhënë një premtim të madh për qytetarët e kësaj komune. Këtij premtimi në veçanti do t’iu gëzohen vogëlushët e vogëlushet të cilët nuk e kanë të drejtën e votës, por sigurisht edhe shumë të rritur.

Aliu ka premtuar që nëse zgjidhet kryetar, ai do ta ulë çmimin e akullurove “Te Loçka”. Pa marrë parasysh a janë akullore me çokolladë, vanile apo dredhëz, apo të përziera, ato s’do të kushtojnë më 25 cent. Me qeverisjen e Aliut çmimi i  tyre do të jetë vetëm 20 cent.

5 cent ndonëse mund të duken të vogla, me çmimin e ri mund të bleni pesë akullore, teksa më të njëjtat të holla sot mund t’i blesh vetëm katër.

Një gjë të tillë, Aliu e ka quajtur hap të madh, duke theksuar se nxitja e blerjes së akulloreve, e nxit edhe lëpirjen si proces, i cili ka rëndësi të shumëfishtë,

 

Share.