Saturday, September 22

Acar i madh, ngrihet vija kufitare Kosovë-Mali i Zi midis “Varrit të Nuses”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përderisa në ambientet e Kuvendit të Kosovës temepraturat sa vijnë e rriten, krejt ndryshe duket të jetë moti përreth kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi, demarkimi i të cilit po kërkon dritën jeshile në Kuvend gjatë ditës së sotme.

Vija kufitare e kontestuar e cila nuk po dihet se si do të marrë epilog duket se momnentalisht është ngrirë. E njëra nga vendet, e njohur si “Varri i Nuses”, të cilën e pretendojnë të dy shtetet duket se momentalisht është ndarë përgjysmë mes Kosovës dhe Malit të ZI.

Kjo, pasi që vija kufitare është ngritë midis këtij lokacioni, duke lënë gjysmën e arkivolit të nuses kah kosovarët e gjysmën tjetër tek malaziasit.

Nuk dihet nëse ky fakt do të shkaktojë ndryshime në marrëveshjen aktuale për demarkacionin, për të cilën qeveria me ngulm po kërkon votat.

Deri më tani raportohet se votat e duhura për të kaluar këtë marrëveshje nuk janë, por duket se disa vota janë kushtëzuar me shkrirjen e vijes kufitare, për t’u bërë i ditur përfundimisht fati i “Varrit të Nuses”, vdekja e të cilët mbetet misterioze.

 

Share.