Monday, October 16

Abrashi: Prishtina ka nevojë për të paktën një shtëpi publike, të gjitha metropolet e kanë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Platforma qeverisëse e Arban Abrashit për fushën e seksit, parasheh eliminimin e shpejt të “spaqimes” që është “sëmundje” ekzistuese në Prishtinë,

Arban Abrashi ka projekt konkret, të detajizuar, për ndërtimin e Shtëpisë Publike Kryesore afër Parkut të Qytetit, afër shtëpisë së Hasan Lludit, dhe dy shtëpizave publike, një në Veternik dhe tjetrën në Lagjen Mati.

Plani i tij parasheh përmirësimin e shërbimeve seksuale duke e bërë kompletimin dhe përmirësimin e tyre.

Kandidati i LDK’së për Prishtinën është zotuar se brenda vitit të parë të mandatit të tij do të funksionalizohen këto shtëpi ndërsa vit për vit do të rriten kapacitetet.

Këtë ai po e quan projektin e tij më të fuqishëm, duke potencuar se kjo është pikënisja e bërjes së kryqyetit tonë metropol.

“Nuk ka metropol pa shtëpi publike”, ka thënë ai.

Një projekt i tillë nuk ndodhet tek kandidatët e tjerë që garojnë për të parin e kryeqytetit.

 

Share.