Monday, December 18

Abrashi premton: Parada e arshme e LGBT’së do të mbahet me flamurin e Dardanisë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK, Arban Abrashi, gjatë debatit zgjedhor për Prishtinën në Klan Kosova, ka dhënë një premtim të madh të cilit do t’i gëzohen pa masë simpatizantët e LDK’së.

Duke komentuar paradën e sotme të komunitetit LGBT në sheshet e Prishtinës, Abrashi ka thënë se në paradën e ardhshme, me qeverisjen e LDK’së nuk do të valojjë flamuri me ngjyrat e ylberit, por flamuri i lënë amanet nga presidenti historiko-gjeografik-sociologjik, Dr. Ibrahmi Rugova – Na mungon.

“Në paradën e ardshme do të valojë flamuri Dardanisë. Ai është flamuri që ia shton krenarinë Paradës së Krenarisë e jo flamujt me ngjyra-ngjyra”, ka thënë Abrashi.

 

Share.