Monday, December 18

Informacione të rëndësishme

PamPress është një portal informativ i ndryshëm nga gjithë të tjerët. Në terrenin qesharak të gazetarisë online, PamPress është i vetmi portal serioz. Komentet do të përpiqemi t’i moderojmë, me stafin tonë prej 26 administratorësh, truprojesh dhe gazetarësh të terrenit e të kolltukut. Megjithatë, secili le ta dijë, në komentin që shkruan tregon kulturën e vet personale dhe familjare. Për ata që fshihen pas perdes së anonimitetit neve kemi vetëm një përgjigje: “Kush shan, është dyfish i sharë”.

Për ankesat që mund të keni ndaj nesh, organizohuni në protesta qytetare. Sa më masive protesta, aq më shumë do t’ju marrim parasysh. Sa për ligjin, dihet se ligji nuk i prek ata që kanë pare, siç jemi edhe ne, profesionistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme. Ligji nuk e ka prekur Berat Buzhalën, kështu që nuk do të na prekë as ne. Me gjasë ligji është aty thjesht për të penguar qytetarin e thjeshtë që ka 90% mundësi të jesh ti.

Ne jemi mbështetës të pushteteve, dhe të përkushtuar për projektin e Integrimit Evropian. Jemi pro NATO-s, pro SHBA-ve, pro paqes, pro ndërhyrjes në Lindjen e Mesme dhe në të gjitha lindjet, si dhe pro miqve tanë veriperëndimorë. Nuk jemi shumë pro fqinjëve, sidomos kosovarëve që flasin toskërisht, në Republikën e Shqipërisë, që banohet nga kosovarë të asimiluar prej enverizmit.

Kundrejt pagesës mund të ofrojmë shërbime nga më të ndryshmet. Organizojmë dhe dasma. Pushimi, 5 euro ora.