Saturday, August 18

AAK e tepron me nënkryetarë, zgjidhet nënkryetar edhe kryetari Haradinaj

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ardian Gjini, Ahmet Isufi, Pal Lekaj, Gazmend Abrashi, Blerim Kuçi, Ali Berisha, Teuta Haxhiu, Muharrem Nitaj, Smajl Latifi, Rrustem Berisha, Magbule Shkodra, Time Kadriaj dhe Diellza Hoti do ta kenë nderin që nga nesër e tutje nën emrin e tyre t’iu shkruhet edhe togfjalëshi aq i dëshirueshëm “nënkryetar i AAK-së”.

Një numër aq masiv i nënkryetarëve është parë si mjaft i çuditshëm nga akterë të ndryshëm të opinionit publik në Kosovë, dhe deri më tani nuk janë dhënë arsye pse AAK e ka huqur vetëdijen me çështjen e nënkryetarëve, ndonëse tradicionalisht është e njohur si parti me vetëdije të lartë.

Duket se kemi të bëjme me një nënkryetaromani në mesin e aleancistëve, e cila manifestohet më së miri me faktin se në mesin e nënkryetarëve të AAK’së është zgjedhur edhe vetë Ramush Haradinaj, i cili është edhe kryetar partie.

Karakteristikë e këtij procesi zgjedhor në AAK është se numri i nënkryetarëve të kësja partie tashmë është dukshëm më i lartë sesa i deputetëve që e përfaqësojnë partinë e Haradinajt në Kuvend.

Duhet shtuar po ashtu se Haradinaj ka lënë të hapur mundësinë që lista e nënkryetarëve të zgjerohet akoma.

Share.