Monday, November 19

A do të bëhet FSK ushtri?! Gjysma ushtarëve po presin liberalizimin e vizave

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës sot mori përkrahjen e shumicës dërmuese të Parlamentit. Me këtë rast është bërë një hap tutje derejt transformimit të FSK-së në ushtri.

Një gjë e tillë duket se do të mbërrihet lehtë, por situata e krijuar në vend ngreh pikëpyetje të reja.

Derisa Kosova po pret që shumë shpejt t’i liberalizohen vizat, pikërisht kjo çështje del të jetë thikë me dy teha, e madje të shndërrohet në pengesë për ushtrinë.

Kjo, pasi që siç ka zbuluar korrespodenti ynë ushtarak, Kallash Topi, janë gati se gjysma e pjestarëve aktualë të FSK’së që po presin liberalizimin e vizave për të migruar diku në vendet përëndimore.

Një gjë e tillë do të shkaktonte deficit ushtarak. Kosova do të përfundojë duke mos pasur ushtarë as aq sa parashihej.

Por, ajo që është e sigurt është që këta ushtarë deri në një vendim për vizat, do të jenë në kazermat e FSK’së.

Share.