Tuesday, December 18

18 foshnja nga Spitali Gjinekologjik “Lindja” në lista të veteranëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nuk kanë të ndalur befasitë me listat e veteranëve. Përveç mashtruesve të shumtë në këto lista, në to janë gjetur edhe emra të personave të mitur, që në kohërat e vështira të luftës ende nuk e kishin parë dritën e jetës.

Së fundi, gazetarët tonë nga sektori anti-mashtrim kanë gjetur se në këto lista figurojnë 18 foshnja që erdhen në jetë 3 muajt e fundit.

Foshnjat veterane mësohet se kanë lindur në Repartin Gjinekologjik të Spitalit “Lindja”.

Raportohet se edhe foshnja të tjera gjenden në lista, ndërkohë që përflitet se atyre mund të iu bashkohen edhe foshnja që pritet të lindin në dy javët e ardhshme.

Numri i veteranëve sa shkon e rritet. Dyshohet që brenda viti, shifra mund të mbërrijë deri në 500.000 veteranë, secili më i mirë se tjetri.

Share.